Transmetuar më 18-05-2020, 19:36

Është ndaluar personi që hodhi lëndë plasëse në drejtim të protestuesve në Bulevard. Policia e Tiranës bën me dije se ai është 49-vjeçari Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re.

Si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike janë lënduar dy persona, për fat të mirë pa pasoja serioze.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.

Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin, sqaron policia.

Qyrani është i proceduar edhe më herët për "Tubim të paligjshëm" në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. /k.k/noa.al/