Përfundon protesta e Aleancës për Teatrin, e radhës ditën e mërkurën
Transmetuar më 18-05-2020, 19:05

Ka përfunduar protesta e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku morën pjesë edhe përfaqësues të partive opozitare.

Tubimi zgjati dy orë, dhe ajo që u vu re ishte se as Lulzim Basha dhe as Monika Kryemadhi nuk preferuan që të flisnin.

Në podium u ngjitën vetëm artistët dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët shprehën domosdoshmërinë e vazhdimit të protestave.

Në këtë drejtim protesta e radhës është përcaktuar të mbahet ditën e mërkurë, në orën 17:30.

Përgjithësisht protesta ishte paqësore, me përjashtim të dy episodeve nga persona ende të paindentifikuar, të cilët protestuesit i quajtën provokatorë. /k.k/noa.al/

Loading...