Transmetuar më 18-05-2020, 14:37

Komisioni Europian reagon lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, duke shprehur keqardhje.

Në një deklaratë lidhur me këtë çështje, zëdhënësja Ana Pisonero tha se “Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq”.

Më tej shtohet se zhvillimet në terren janë ndjekur me shqetësim, duke nënvizuar konstatimin për përdorimin e forcës.

“Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat. Iu bëhet thirrje palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, thuhet më tej. /a.y/noa.al