
Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i ulët i infektimeve qysh nga nisja e pandemisë së koronavirusit, vetëm dy të tillë dhe që të dy në Durrës.
Ndërkohë nga 948 raste të prekurish qysh nga nisja e emergjencës së koronavirusit, aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 69; Krujë 44; Durrës 31; Shkodër 15; Kamëz 12; Berat 10; Fier 4; Elbasan 2; Kurbin 1; Mirditë 1 dhe Korçë 1.
Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Në kushtet e lehtësimit të masave, zgjerimit të fashave orare të lëvizjes, heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





