Transmetuar më 18-05-2020, 09:30

Guardia di Finanza në Itali kurorëzoi në brigjet e Brindisit një operacion antidrogë, duke sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike.

Gjatë patrullimit në detin Adriatik mbrëmjen e së dielës, u ndalua një mjet lundrues shumë pranë bregut.

Nga kontrolli në fundin e dyfishtë u zbulua 546 kilogramë marijuanë e ndarë në pako dhe 17 kilogramë hashash, lëndë narkotike me vlerë mbi 5 milionë euro.

Mjeti i përdorur për trafik është një skaf rreth 6 metër i gjatë, ndërsa u arrestua një 31-vjeçar shqiptar, nën akuzën e trafikut të drogës. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd