
Plagosen me armë zjarri dy persona në Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:05, një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta.
Të plagosurit janë K.L. dhe E.Z., të dy 21 vjeç, banues në Mamurras.
Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndersa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi E.N, 22 vjeç.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





