Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masat e reja që do të zbatohen nga dita e nesërme për shkak të koronavirusit.
Në njoftimi e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, thuhet se duke filluar nga nesër, fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00.
Gjithashtu në njoftim thuhet se hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës, ndersa fundjava do të jetë përsëri pa makina.
Por në njoftim thuhet se vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjetevenë zonat e kuqe.
Më poshtë njoftimi i plotë i shpërndarë nga kryeministri Edi Rama
? FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR
? HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA
? FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00
? HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE GJATË JAVËS – FUNDJAVA DO TË JETË PËRSËRI PA MAKINA?
VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVENË ZONAT E KUQE⛔
? QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI?
Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!
Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht.
*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





