
Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bashkë me disa ish-deputete e mbështetëse femra të forcës që drejton vijoj rezistencën pas prishjes së Teatrit Kombëtar.
Ajo u shfaq pasditen e sotme te “Myslym Shyri” dhe u ul këmbëkryq pak pasi u larguan me forcë të rinjtë nga policia.
Kryemadhi tha se do të qëndrojë aty, ndërsa i bëri thirrje OJQ-ve dhe shoqërisë civile të protestojnë.
“Edi Rama dhe shpura e tij prostitutë që do ta mbaj mend kalibri jonë mendon që ka fituar meqë prishi një godinë, mendon që recitimet e Ndrenikës e Xhepës, mendon se do i ketë me orgjitë e Veliajt me shokë. Ai teatër vërtetë është rrënojë, ai teatër është përgjegjësi e të gjithë neve bashkë.
Kam 48 orë pa gjumë, 12 orët e mia të shërbimit deri në 9 të darkës i bëra me dinjitet, do vazhdoj ta bëj me dinjitet qëndresën time. I bëj thirrje OJQ, Shoqërisë Civile që dalin e bëjnë fjalime për të drejtat e njeriut të vijnë këtu, të ishin atje në mëngjes sic ishin Neritan Liçaj, Mond Budina boll morëm euro në zyrat e BE! Le të vijnë këtu edhe ata që s’kanë qënë në mëngjes, ose le ta mbyllin gojën", tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që ndihmuan në shembjen e Teatrit Kombëtar duke filluar nga fadromisti, tek “policja me thonj të gjatë” dhe të tjerët që rrahën qytetarët.
"Atij fadromistit që e paguan Rama t’a mbajë mend se në burg do shkojë. Ajo policja që goditi Silva Cakën t’a mbajë mend se thonjtë me manikyr si të shtrigës në fytin e saj do ngulen, ta mbajnë mend të gjithë ata policë që dhunuan gra e studentë, ta mbajnë mend! Do t’i bëjmë personale, prokuroria shqiptare të vijnë dhe të arrestojnë ata polica me maska! Ne nuk dimë kush kanë qënë, janë banditë, spaçatorë apo çfarë? Mua këtu më kanë unë do bëj detyrat e mia, planet e mia, do rri këtu me sa të kem mundësi. Ja ku do ulem”,- tha kryetarja e LSI./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





