
Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka reaguar me një status në rrjetet sociale pas hembjes së Teatrit Kombëtar.
Mes notave të pesimizmit, ajo e nis titullin e statusit me: Dështuam".
Reagimi i Sonila Meços:
“Dështuam!
Në monizëm, pa parlament kushtetues, pa gjykata, pa sindikata, pa referendume, pa zgjedhje.
Na fyen, denigruan, dhunuan, burgosën, na lanë pa bukë, na helmuan, na sëmurën, na vodhën, na rropën, na shembën, na shuan kujtesë, na poshtëruan, na thyen brinjë, na lanë pa punë, na vranë, shkatërruan, rropatën, na shitën, na izoluan, na shfarosën, na çmendën, përdhosën, sulmuan e nënshtruan!
Ndodhte në vitin 2020, në një vend europe, fqinj me Bashkimin Europian, plot me ambasadorë të huaj e organizma ndërkombëtarë, shtet unitar pa konflikte etnike, në kohë pandemie.”
Tekst nga libri i historisë së klasës së shtatë, tetë, nëntë, shkollës së mesme dhe fakultetit të histori-filologjisë 2120, si dhe nga epitafi i baballarëve të kombit.
Rasti ende studiohet nga Universitetet elitare botërore prej akademikësh, antropologësh, psikologësh, laureatësh çmimesh Nobel"./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





