Transmetuar më 17-05-2020, 16:17

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare,  Phyllis George, ish-Miss Amerika dhe komentatorja e sportit në SHBA.

Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënëse e familjes, ku tha se George vdiq të enjten në një spital në Lexington, Kentucky, pas një problemi të gjatë me çrregullimin e gjakut.

Si Miss America, George bëri paraqitje të shumta në “The Tonight Show with Johnny Carson” dhe shfaqje të tjera të cilat e shtynë Robert Wussler, presidentin e CBS Sports, ta angazhojë atë për një punë sportive.

George pati 2 martesa, me producentin e Hollywood-it, Robert Evans në mesin e viteve 1970 dhe me John Y. Brown Jr. nga 1979-98./noa.al/