Transmetuar më 17-05-2020, 14:02

Opozita ka marrë vendim për mbështetur protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por po ashtu edhe duke ftuar qytetarët në protesta të thirror nga vetë ata.

Basha kërkoi falje për marrëveshjen e bërë tre vite më parë me Edi Ramën.

Ai e quan atë moment si një gabim që nuk ka për të ndodhur më në të ardhmen.

“Si sot më 17 maj, unë u ula me këtë njeri me shpresën se mund të arrihej një marrëveshje në të mirë të vendit, por koha e tregoi se gabova.

Por nuk do gaboj përsëri. Mbështetja për Aleancën dhe organizim të protesatev qytetare dhe mbarë popullore, me efekt të menjëhershëm

Ky është vendimi i parë. Ritheksoj angazhiomin në emër të opzitës së bashkuar, ne do restaurojmë Teatrin Kombëtar në gjendjen që ishte më parë”, tha Basha. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd