Transmetuar më 17-05-2020, 13:11

Një prej zërave më kritikë ndaj vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Neritan Liçaj është liruar nga policia.

Ai u shoqërua në orët e para të mëngjesit teksa u nxorr nga godina e Teatrit ku qëndronte prej mbrëmjes së kaluar.

Aktori u pa teksa doli me lot në sy, dhe herë pas herë me kokën pas për ta parë për herë të fundit godinën e Teatrit.

Ai i është bashkuar pjesës tjetër të protestuesve.

Deri më tani nuk ka ndjekje penale ndaj personave të shoqëruar, por vetëm masat administrative në kuadër të situatës së krijuar nga Covid-19. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd