
Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë e ka përcjellë me shqetësim shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në një reagim publik, thuhet se BE kërkoi dialog përpara se të merrej një vendim i tillë.
“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merret një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq për këtë thirrje që nuk është ndjekur nga institucionet përkatëse kombëtare dhe lokale”, thuhet në reagim.
Dhe në këtë situatë, BE kërkon nga palët e përfshira që të shmangin përshkallëzimin e situatës.
"Që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situates”, përfundon reagimi. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





