Transmetuar më 17-05-2020, 11:14

13 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në vend, duke e çuar në 946 numrin total të të prekurve.

“Janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës.

Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren”, thuhet në deklaratën e task forcës.

Apeli shkom për qytetarët që duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat.

“Qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë”.

Ministria thotë se “deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar.

Në vendin tone aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat”

Në spitale janë 17 të shtruar, tre prej të cilëve në terapi intensive.

COVID-19 – Statistika (17 Maj 2020)

Testime totale                         12554

Raste pozitive                            946

Raste të shëruara                     715

Raste Aktive                              200

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           78

Krujë            46

Durrës           30

Shkodër        15

Kamëz          12

Berat              10

Fier                 4

Elbasan           2

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd