Transmetuar më 17-05-2020, 11:07

Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim për mediat ku informon mbi situatën e krijuar te Teatri Kombëtar.

Polica kërkon respektim të distancimit social, dhe thotë se tubime të tilla në kohë pandemie janë të paligjshme.

“Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politikë, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër aplelohet për shmangie të dhunës, ndërsa në Spitalin e Traumës po mjekohet një punonjës policie.

“Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës.

Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.

Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit", vijon njoftimi. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd