
Damkë e zezë për mafien në pushtet, e ka quajtur Presdienti Meta atë që po ndodh te Teatri Kombëtar.
Pas shembjes së godinës, kreu i shtetit ka reaguar ashpër për qëndrimin e Qeverisë.
“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.
Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë”, thotë Meta në reagim publik.
Në fund e mbyll duke nënvizuar se “ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm”. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





