Transmetuar më 16-05-2020, 23:32

Kosova konfirmon 23 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike këtë mbrëmje.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq”, thuhet në njoftim.

Në po këtë ditë janë shëruar 22 pacientë, duke e çuar numrin total në 713.

Referuar rasteve të fundit të infektimeve në Kosovë, numri total ka shkuar në 978.

Gjithashtu 29 persona kanë humbur jetën në Kosovë që nga fillimi i pandemisë./noa.al/