“Më kërko falje se ma ke bërë borxh, s’e harroj dot”/ Pipero mbetet “pa fjalë” në “Dua të të bëj të lumtur”
Transmetuar më 16-05-2020, 22:52

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është surprizuar nga vëllai i tij sonte në emisionin Dua të të bëj të lumtur. I janë mbushur sytë me lot kur në ekranin e emisionit u shfaq figura e të vëllait të vogël, të cilin tha se kishte dy muaj pa e takuar për shkak të situatës nga pandemia.

“Uuu jo nuk e besoja uau. Nuk e besoj, kemi dy muaj pa u parë”, ishte reagimi i parë i mjekut i cili vetëm qeshte nga emocionet.Në studio vëllai i vogël i doktorit ka treguar një histori të panjohur të fëmijërisë së tyre, me gjithë sakrificat që kanë kaluar, pasi tha se janë rritur jetimë 5 vëllezërit.

“Unë kam ardhur të të them se si vëllai i madh që je më ke një borxh të hershëm,, dua të më kërkosh falje për atë që ke bërë, më mirë vonë se kurrë, para 40 e ca vitesh kur kishe mbaruar vitin e parë të fakultetit, vajtëm në Polican e s’gjenim dot makinë,për në Skrapar, i kemi rënë malit të Tomorit lart e dolëm në fshat. Problemi ishte që kishe marrë një çantë me libra, nja 15 kg me vete dhe atë cantën e kam mbajtur unë gjatë gjithë rrugës, përvecse ishte e rëndë dhe ajo vapa e Korrikut, duke ngjitur malin, kur vajtëm afër fshatit, ishte një pyll, tha Pellumbi që do pushoj pak.

Çantën e kisha mbajtur unë, më thotë dëgjo kam humbur shumë lëngje, jam dehidratuar, unë s’e merrja vesh atë fjalë, ky me terma shkencorë ky. Pa patur një cik ujë me kripë gjelle unë nuk lëviz tha nga vendi. Ku ta gjeja. Mora dhe Pëllumbin në krahë deri sa shkuam në shtëpi e sollëm në vete me atë ujin mineral. Për këtë gjë dua të më kërkosh falje. Se ma ke bërë borxh. S’e harroj dot”.

“Unë falje të kërkoj por nuk ta shlyej dot se duhet të shkojmë prapë atje të mbaj unë librat e tu”, ia ktheu Pipero.

Mjeku tregoi edhe pak nga historia e rritjes jetimë dhe vështirësive në familje.

“Kemi qenë shumë të varfër. Unë punoja në fabrikën e tullave, vëllai në fundjavë vinte punonte me mua, pra kemi punuar shumë për tju gjendur babait dhe familjes, e të vazhdonim edhe shkollën, Ta kujtojmë është mirë të mos harrojmë është më mirë. I thashë një herë vajzës pse s’mëson, babi pa bukë ka marrë 10, ty nuk të mungon gjë. Kishte pyetur te emen, si mund te rrije nje njeri pa ngrene, nje mik kur ia tregova me tha te kam thene mos i trego brezit sot gjera qe nuk i kuptojne dot”./tch

Loading...