Transmetuar më 16-05-2020, 21:21

Aktorja e njohur Olta Gixhari është shtatzënë për herë të parë. Lajmi u përhap fillimisht në mediat rozë, ndërsa më tej erdhi konfirmimi prej vetë aktores.

Gjithçka duke publikuar një fotografi pasionante me partnerin e saj, të përqafuar të shtrirë buzë detit.

“Mami dhe babi”, shkroi Olta si diçiturë të fotografisë, duke konfirmuar pritjen e ëmbël.

Nuk kanë munguar komentet në fotografinë e publikuar nga Olta.

“Urime! Çun e paske se qenke prishur në fytyrë, të vijë shëndetshëm kjo ka rëndësi”, shkruan ndjekësja dhe Olta i ka kthyer një përgjigje.

”Po ku ma sheh fytyrën?”.

Olta edhe kësaj radhe u tregua e kujdesshme që të mos e zbulojë fytyrën e partnerit, me të cilin është e lidhur prej disa vitesh./noa.al/