Transmetuar më 16-05-2020, 20:40

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Fier- Patos.

Aksidenti rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku një auto-ambulancë është përplasur me një mjet tip "Toyota" dhe ka dalë nga rruga.

Në autoambulancën e spitalit të Fierit  ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Ndërsa në automjetin tip "Toyota" udhëtonin dy persona të cilët gjithashtu kanë shpëtuar pa lëndime.

Nga përplasja raportohet vetëm për dëme materiale në dy mjetet.

Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e shkaqeve të aksidentit./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd