Transmetuar më 16-05-2020, 20:22

Rastet me koronavirus kanë rënë ndjeshëm javët e fundit ndersa shkencëtarët në Britaninë e Madhe, japin një sqarim për këtë gjë

Pranvera me diell e këtij sezoni mund të shpjegojë pjesërisht pse rastet e koronavirusit kanë rënë ndjeshëm, ndersa disa studime kanë sugjeruar se vitamina D mund t’i mbrojë njerëzit ndaj vrusit vrasës.

Rrezet e diellit konsiderohen si një nga burimet më të mira të vitaminës jetike.

Profesori Keith Neal, një epidemiolog në Universitetin e Nottingham, tha që rrezatimi ultravjollcë i diellit shkatërron virusin menjëherë përpara se të transmetohet nga një person tek tjetri.

"Drita e diellit, përfshirë edhe rrezatimin ultravjollcë dëmton ADN dhe ARN. Viruset e mbetura në sipërfaqe jashtë do të thahen dhe do të dëmtohen nga rrezatimi UV", shprehet Profesor Neal për MailOnline.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd