Transmetuar më 16-05-2020, 17:26

Më 16 janar të këtij viti u largua përgjithmonë nga kjo botë aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri.

Ikja e tij e parakohshme ka lënë një boshllëk te familjarët, por jo vetëm.

Vajza e aktorit të ndjerë, Bora, poston herë pas here foto kujtime me babanë, si dhe bën dedikime prekëse.

Së fundmi, Bora ka ndarë me ndjekësit një fotografi, ku kujton kohën kur ka qenë në plazh me aktorin dhe ajo ishte shtatzënë.

“Këtu më mbaje qëndrim se doja të lahesha në det në muajin e 5-të të shtatzënisë pavarësisht se uji ishte i ftohtë. “Bora, fëmijë i papërgjegjshëm! Nuk je vetëm ti tani!” Po prapë më shoqërove dhe u shkoqëm në muhabet si përherë! Të kam zemër. Miss you papi”, shkruan ajo. /noa.al/