Rikthehet vala e dytë e koronavirusit në Korenë e Jugut, 75% e të prekurve nga 19 deri në 29 vjeç
Transmetuar më 16-05-2020, 15:24

Në Korenë e Jugut rritet alarmi për një valë të dytë infektimesh prej koronavirusit, e cila duket se prek më shumë të rinjtë me moshë nga 19 deri në 29 vjeç.

Autoritetet e Seulit, pasi arritën që të përballonin valën e parë e infektimeve, po përballen me një valë të dytë, e cila ka prekur kryesisht të rinjtë.

Dyshohet se shkak për infektimin e moshës së re është bërë rihapja e lokaleve dhe diskotekave në distriktin e Itaewon.

Prej aty janë përhapur infektimet, duke krijuar vatra të reja. Bëhet fjalë për 133 raste të raportuara ditëve të fundit nga autoritetet shëndetësore.

Në fund të muajit prill, u lehtësuan masat e sigurisë duke parë nivelin e ulët të infektimeve, por tashmë situata po rëndohet. Mes 133 rasteve të konfirmuara në ditët e fundit, 75% janë nën 30 vjeç. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...