Transmetuar më 16-05-2020, 14:40

Gjatë periudhës së mbylljes prej emergjencës së koronavirusit, një berber italian në

Campofranco, zonë e vogël në provincën e Caltanissetta, shkoi në shtëpitë e disa klientëve për t’iu prerë flokët dhe rregulluar mjekrën.

Por tashmë ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke bërë që 40 klientë të futen në karantinë.

Ky fakt u konfirmua nga kryebashkiaku Rosario Pitanza, i cili në profilin në Facebook të komunës së Campofranco shkruan.

“Berberi nuk shfaqi asnjë simptomë, por siç e kërkon protokolli, klientët e tij u futën në karantinë. I ftoj qytetarët që të mos përfshihen nga paniku dhe të marrin masa. Në këtë moment më shumë se kurrë ka nevojë për bashkëpunim dhe jo për heshtje”, shkroi Pitanza. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE