Transmetuar më 16-05-2020, 12:39

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka dërguar një letër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me anë të së cilës i kërkon pezullimin e vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe në mungesë të vendimit të gjykatës Kushtetuese mund të sjellin pasoja financiare dhe sociale”, thuhet në letër, ku kërkohet që të pezullohet shembja deri në momentin që gjykata të shprehet.

KLSH deklaron kjo çështje duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, dhe se do të ishte një dëm i pakthyeshëm i pasurisë publike dhe fondeve, nëse projekti do të zbatohej.

Po ashtu i kujtohet Veliaj se nëse Gjykata Kushtetuese do ta anulojë këtë projekt më vonë, çdo dëm do i kalojë Bashkisë së Tiranës. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd