
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi paraditen e kësaj 17 persona të tjerë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, prej tyre 8 në Tiranë, 8 në Durrës dhe një në Krujë.
Rastet e reja të rritura vijnë për të tretën ditë radhazi, pas dy ditëve me nga 18 të prekur.
Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.
Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 78; Krujë 46; Durrës 17; Shkodër 15; Kamëz 12; Berat 10; Fier 5; Elbasan 2; Kurbin 1; Mirditë 1 dhe Korçë 1.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





