Pasi u zbulua i dashuri, Fifi flet për të: Jam dashuruar me të duhurin
Transmetuar më 16-05-2020, 09:42

Pak kohë më parë në mediat rozë u zbulua se këngëtarja Fifi është e dashuruar, madje u zbulua edhe djali i cili i ka marrë zemrën.

Bëhet fjalë për Xhuljo Tabakun, një të ri simpatik, pas të cilit këngëtarja duket se ka ndjenja të forta.

Së fundmi ajo iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instastory, duke zbuluar më shumë.

E pyetur nëse është dashuruar me një njeri të gabuar tha se, “Jo, jam dashuruar në të duhurin në kohën e gabuar”.

Ndërkohë e pyetur nëse lëndimi në dashuri ka ndikuar pozitivisht apo negativisht, Fifi është përgjigjur se e ka bërë të kuptojë se sa e rëndësishme është vetja.

“Më ka bo me kuptu që s’ja vlen 1 sekondë me humb për diçka ose dikë që nuk të ka vlerësuar kurrë!”, tha ajo. /a.y/noa.al

Loading...