
Policia e Krujës në bashkëpunim me atë të Durrësit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontroll masiv në territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Kështu gjatë kontrollit masiv, shërbimet e policisë kanë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin.
Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
Bëhet me dije se operacioni i kontrollit të territorit vijon. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





