Transmetuar më 15-05-2020, 23:56
Infermiere ne Wuhan

Kina vendi prej nga lindi pandemia e koronavirusit, po shërohet. Në spital në pritje të shërimit janë ende 91 pacientë, prej tyre 11 në gjendje të rëndë.

Ndërkohë 623 raste janë asimptomatik dhe nën vëzhgimin e mjekëve.

Kjo e premte 15 maji shënon një muaj plot që nga vdekja e fundit e raportuar në Kinë prej koronavirusit.

Frika e rikthimit të epidemisë është në Wuhan, epiqendra e Covid-19, ku gjatë ditëve të fundit u shënuan gjashtë infektime të reja, të parat pas një muaji mungesë.

Wuhan ka regjistruar 3.869 të vdekur qysh nga nisja e epidemisë, nga 4.633 në total të shënuar në Kinë dhe 82.933 të prekur të prekur totalisht.

Frika e rikthimit të epidemisë nga jashtë, ka bërë që Kina të mbyllë kufijtë me shtetet e tjera, për të evituar rastet e “importuara” të qytetarëve kinezë të cilët kthehen në Kinë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE