
Duke iu referuar situatës me koronavirusin, dhe në kushtet ku shumë njerëz ankohen se nuk kanë marrë pagën e luftës, kryetari i Partisë Demokratike akuzon Kryeministrin Rama se ka mashtruar qytetarët.
“Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive.
Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen.
Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë”, shkruan Basha në Tuiter.
Sipas tij, “gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





