Muzika në zi, ndahet nga jeta artisti i njohur
Transmetuar më 15-05-2020, 20:13

Ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare pianisti i njohur italian, Ezio Bosso.

Prej vitesh ai vuante nga probleme shëndetësore, dhe u gjet pa jetë në banesën e vet.

Në vitin 2011 iu nënshtrua një operacioni delikat në tru. Më pas u diagnostifikua me një sëmundje neurodegjenerative, që e detyroi që në shtator të 2019-ës të ndërpriste aktivitetit e tij artistik.

Funerali do të zhvillohet në forma rreptësisht private.

Muzikanti shumë i talentuar dhe i jashtëzakonshëm, u zbulua nga publiku i gjerë në vitin 2016. /k.k/noa.al/

Loading...