Transmetuar më 15-05-2020, 18:37

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Laçit.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme ku sipas policisë i lënduar mbeti shtetasi Zef Marku.

Ai është transportuar në spital dhe për fat të mirë nuk ka rrezik për jetën.

Arsyet e ngjarjes janë ende të paqarta, thotë policia, ndërsa i plagosuri është nga fshati Markotamaj, Lezhë.

Autori, i identifikuar me inicialet I. Xh, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet kapjen e tij. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd