

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kërkuar mbylljene sinjalit të transmetimit për televizionin Ora.
Ky vendim ka ardhur pas dy gjobave që janë vënë ndaj këtij televizione, për dy emisione të ndrsyhme.
Gjobat, në total 20 milionë lekë të vjetra, u vendosën pasi në studio e emisioneve ishin ftuar më shumë se dy persona.
“Si rast përsëritjeje e kësaj shkeljeje, ISHSH dhe AMA kërkon mbylljen e sinjalit të këtij televizioni dhe ndalimit të funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent, bazuar në nenin përkatës të Aktit Normativ Nr. 3 të vitit 2020”, thuhet në letrën dërguar institucionit mediatik. k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





