Transmetuar më 15-05-2020, 17:21

Uji është një element i rëndësishëm për trupin dhe shëndetin e njeriut.

Të paktën dy litra në ditë duhet të konsumojë secili, dhe sidomos në ditët e nxehta.

Por ka disa sinjale që jep trupi, të cilat duhet t’iu bëjnë që të pini ujë menjëherë.

Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndieni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Uji lag membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

Lëkura juaj është e thatë

Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

Sytë tuaj janë të thatë

Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy.

Po përjetoni dhimbje në nyje

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjet janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie. /k.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd