Transmetuar më 15-05-2020, 16:29

Policia Kufitare e Kapshticës ka proceduar penalisht një 32-vjeçar, pasi transportonte lëndë drusore pa leje.

Po ashtu ai mbante edhe tre punëtorë, për të cilët nuk kishte deklaruar të ardhurat pranë organeve tatimore.

Administratori i firmës, 32-vjeçari B.D u kap në fshatin Miras, Devoll.

Nga verifikimet e mëtejshme hetimore, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, konstatuan se shtetasi i mësipërm, duke qenë administrator i një subjekti privat për transportimin dhe tregëtimin e lëndës drusore, kishte fshehur të ardhurat pasi nuk kishte siguruar pranë organeve tatimore 3 punëtorë të tij.

Ndaj të riut filloi procedimi penal në gjendje të lirë dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd