Transmetuar më 15-05-2020, 14:20

Japonia ka shënuar viktimën e parë mes sportistëve të Sumo, për shkak të koronavirusit.

Bëhet fjalë për Shobushi, emri i plotë i të cilit është Kiyotaka Suetake, vetëm 28 vjeç.

Ai u nda nga jeta këtë të mërkurë, si pasojë e komplikimeve prej koronavirusit.

Lajmi u bë me dije nga Japan Sumo Association (Jsa), duke thënë se sportisti rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 më 10 prill dhe gjendja e tij erdhi duke u përkeqësuar ditë pas dite.

Pavarësisht shtrimit në terapi intensive në spitalin e Tokio, Shobushi nuk ia doli.

Shobushi, është edhe viktima më e re në Japoni, si pasojë e virusit të rrezikshëm.

Edhe trajneri dhe shoku i tij rezultuan pozitiv, por gjendja e tyre u përmirësua duke dalë nga spitali. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE