Transmetuar më 15-05-2020, 10:02

Një person është gjetur i vdekur paraditen e sotme në zonën e Currilave në Durrës.
Më konkretisht kufoma e një femre është gjetur në afërsi të bregut të detit, nga peshkatarët të cilët lajmëruan policinë.
Policia tha zyrtarisht se rreth orës 08:30, në lagjen nr.1,Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes
Trupi i pajetë është dërguar në morg, ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së viktimës, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





