Nuk bie vrulli, SHBA shënon 1.754 viktima nga koronavirusi në orët e fundit
Transmetuar më 15-05-2020, 07:58

Për të dytën ditë rresht Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë rreth 1800 viktima si pasojë e koronavirusit.

Në raportin e 24 orëve të fundit të publikuar mbrëmjen e së enjtes, u raportuan 1.754 viktima, ndërkohë që një ditë më parë u shënuan 1.813 të vdekur.

Nga të dhënat e publikuara nga John Hopkins University, konfirmohet se me shifrat e fundit shkon në 86.912 numri total i viktimave.

Sakaq numri i të infektuarve qysh nga nisja e pandemisë ka shkuar në 1.457.593. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...