Transmetuar më 14-05-2020, 22:51

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar mbrëmjen e sotme tek Teatri Kombëtar në mbështetje të aktorëve.

Basha u shpreh se “Partia Demokratike ka qenë gjithmonë në mbështetje të aktorëve”.

Kryedemokrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mbrojtje sipas tij të kësaj vije të kuqe të demokracisë.

“Partia Demokratike ka qenë gjithmonë në mbështetje të aktorëve.

Unë këtu do të kaloj disa orë sot dhe në vazhdim. U bëj thirrje qytetarëve të dalin në mbrojtje të kësaj vije të kuqe të demokracisë.

Kjo bandë në ikje mund të bëjë shumë gjëra. Por kushdo që merr pjesë në këtë krim do të dalë para ligjit”- tha Basha./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd