
Gjendet trupi i pajetë i një personi në Dibër i cili konsiderohej i zhdukur prej disa ditësh.
Policia e Dibrës bën me dije se ka arritur që të gjejë trupin e 64-vjeçarit Sefedin Lleshi, pasditen e sotme rreth orës 17:00 në vendin e quajtur ‘Ura e Reçit’.
Grupet e kërkimit të policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit Sefedin Lleshi në njësinë administrative të Muhurrit.
Nga kqyerja paraprake e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune dhe parapakisht dyshohet që shkaku i vdekjes është mbytja në lumin Drin i Zi.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





