“Tradhtia nuk është fundi i botës”/ Bledi Strakosha: Jam poligam, s’mbaj dot vetëm një lidhje
Transmetuar më 14-05-2020, 20:29

Gazetari i njohur Bledi Strakosha ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e tij personale, ku është shprehur se është natyrë poligame dhe nuk qëndron dot vetëm në një lidhje.

Ai e tha këtë gjë në TV Ora, në emisionin ‘Glamour Zone’ .

Pyetjes nëse do të donte që në këto momente të kishe një partnere përkrah ai iu përgjigj:

"Unë jam natyre poligame, që do të thotë nuk rri dot për një kohë të gjatë në një lidhje. Ose rri në një lidhje, por që të kem edhe lidhje të tjera. Dhe këtë e kam si një lloj marrëveshje, një gjë shumë të hapur, nuk është një gjë që e bëj fshehurazi. Emocionalisht kam një lloj qëndrueshmërie, por fizikisht e kam të vështirë"./noa.al/

Loading...