Transmetuar më 14-05-2020, 20:14

Aksidentale ka qenë ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 8-vjeçar u mbyt në rezervuarin e një parku.

I vogli ishte në shoqërinë e një personi më të rritur dhe aksidentalisht ka rënë në ujë.

“U bë identifikimi i viktimës i cili është shtetasi S. Ç., 8 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera rezulton se, fëmija aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuar dhe për pasojë është mbytur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.3, në një rezervuar tek "Parku Japonez". /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd