
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet ditën e hënë në një mbledhje të posaçme ku do diskutohet plani për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, ku krahas shembjes së Teatrit ekzistues diskutimet do të përqëndrohen edhe te projekti për ndërtimin e godinës së re.
Pak ditë më parë Qeveria e kaloi Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugë shembjes.
Por shumica e aktorëve dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit janë kundër, dhe kanë paralajmëruar rezistencë deri në fund.
Edhe Presidenti Meta sot shprehu kundërshtinë e tij për këtë vendim, duke e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





