Transmetuar më 14-05-2020, 18:41

Policia italiane ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, të cilit iu sekuestrua një sasi prej 9 kilogramë kokainë.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se i riu ishte duke shkuar në Breshia me një makinë tip Volvo.

Policia në rrugë i bëri shenjë që të ndalonte, por shqiptari nuk u bind dhe vazhdoi rrugën.

Në tentativë për t’u larguar përplasi një nënë me dy fëmijët e saj, për fat të mirë pa pasoja të rënda.

Pas kontrollit, policia zbuloi se duke lëvizur një seri butonash, hapej parakolpi dhe brenda ishte fshehur sasia e kokainës.

Përfitimi i drogës llogaritet deri në 1 milion e gjysmë euro. I pyetur nga autoritetet, shqiptari nuk ka pranuar të japë asnjë sqarim. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd