Transmetuar më 14-05-2020, 14:29

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit lidhur me çështjen e lotimit, në ngarkim të kryedemokratit Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve demokratë Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Me këtë vendim çështja ndaj tyre pushohet përfundimisht.

Kujtojmë se më 13 janar Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes për akuzën e falsifikimit të formularëve ndaj kryedemokratit, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe ish-financierit Ilir Dervishi.

Akuzat kanë të bëjnë me një shumë prej 650.000 dollarësh, të paguara në 2017 lobistit amerikan Nikolas Muzin për llogari të Partisë Demokratike, por këtë shumë PD nuk ka deklaruar asnjëherë se e zotëronte.

Gjyqtari Lazër Sallaku, nuk i gjykoi të mjaftueshme si prova as dokumentet zyrtare të Departamentit amerikan të Drejtësisë, të cilat faktojnë disbursimin e atyre 650.000 dollarëve në emër të Partisë Demokratike dhe të padeklaruar në Shqipëri.

Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje asnjëherë lobistin amerikan Nikolas Muzinin të cilit iu paguan 650.000 dollarë, megjithëse ai ishte një dëshmitar themelor për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme të të pandehurve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd