
Deputeti i opozitës parlamentare Korab Lita, është përjashtuar nga seanca e sotme nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Gjithçka pasi Lita kërkoi fjalën në kundërshtim me rregulloren, duke mbajtur të bllokuar foltoren.
Ruçi i tha se në emër të grupit foli Murrizi dhe pas bllokimit të foltores, i komunikoi përjashtimin.
“Zoti Murrizi foli në emër të grupit, nëse ke problem diskuto në grup jo në parlament. Ulu. Nuk ulesh, po të tërheq vëmendjen se nëse nuk ulesh do të marr masa do të përjashtohesh. Më vjen keq se je burrë i mençur. Atëherë, nëse vijon do të përjashtoj nga seanca. Pasi të kam paralajmëruar, po e mban të bllokuar foltoren do të përjashtoj. Atëherë zoti deputet je i përjashtuar. 2 minuta pushim, sa deputeti të lëshojë sallën e parlamentit”, tha Ruçi. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





