Transmetuar më 14-05-2020, 11:38

Pas një ndarje disa mujore, këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj, u rikthyen sërish bashkë.

Tashmë ata shihen tejet të dashuruar, sa që nuk kanë kursyer videot e momenteve private në rrjetet sociale.

Jonida ka publikuar një video ku shihet në momente gazmore me partnerin e saj.

Fillimisht ajo shfaqet e veshur me një fustan në poza sensuale, ndërsa më tej shfaqen në role të ndërruara.

Romeo shihet me fustanin e Jonidës, ndërsa këngëtarja me rrobat e tij.

Një moment gazmor, të cilin mund ta shihni në videon më poshtë. /a.y/noa.al