Transmetuar më 14-05-2020, 11:27

Nga testimet e kryera në 24 orët e fundit, u konfirmuan 18 infektime të reja me koronavirus, ku mes tyre është edhe një paciente e prekur me tumor.

Bëhet fjalë për një paciente ditore, e cila bënte terapi me rreze tek spitali Onkologjik.

Pas konfirmimit të rastit të saj, po iu bëhet tamponë mjekëve dhe infermierëve, teksa priten rezultatet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije paraditen e sotme se shpërndarja e rasteve të reja në orët e fundit është 11 në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe një në Durrës.

Në të gjithë vendin nga 898 të prekur, aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si Tiranë 81; Krujë 47; Shkodër 16; Kamëz 12; Fier 5; Berat 5; Elbasan 2; Durrës 2; Kurbin 1; Mirditë 1 dhe Korçë 1. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd