Transmetuar më 14-05-2020, 10:05

Ish-deputeti demokrat Luan Baçi ka ndarë një video nga qyteti i Fierit, ku shihet një postbllok policie.

Në videon që gjeni më poshtë, Baçi sugjeron se policia ndalon vajzat për muhabet, ndërsa makinat luksoze i përshëndet.

Sipas tij, kjo është sjellje e ulët e policisë për të cilën thotë se sillet si pronare e jetës së qytetarëve.

Postimi i Baçit mbrëmjen e së mërkurës

Po ndodh tani në Fier!

Denoncoj me forcë, sjelljen e papërgjegjshme dhe të ulët të policisë së Edi Ramës.

Pasi i lënë vetë qytetarët e Fierit, të lëvizin lirshëm, pa orarin e caktuar, në momente të veçanta, me makina policie, të shumtë në numër, ndalojnë qytetarë të zakonshëm, duke u bërë presion, duke vendosur gjoba, ose duke u marrë lekë, sipas rastit. Ka denoncime dhe ankesa të shumta, sidomos nga vajza, që i ndalojnë thjeshtë për “muhabet”

Përse jemi shpallur “zonë e kuqe” për ti dhënë akses policisë, të sillet si pronare e jetës së qytetarëve? Kush ju a jep të drejtën të ndalojnë kur të duan ata?

Ku të gjejnë të drejtën qytetarët, kur padrejtësia bie mbi ta?

Ndiqni videot dhe shikoni sjelljen selektive të policisë ndaj qytetarëve, ku disa me biçikleta i ndalojnë, makinat luksoze i salutojnë dhe qytetarë të tjerë i dënojnë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd