

Një krim tronditës u shënua në 27 maj të vitit 2018 në Itali, ku 58-vjeçari shqiptar Xhevdet Mehmeti i mori jetën së shoqes Elsa Tereziu, duke e masakruar me thikë.
Këtë të mërkurë Gjykata e Apelit në Bologna të Italisë, ka dhënë dënimin për shqiptarin.
Xhevdet Mehmeti do të qëndrojë pas hekurave për 30 vite, i shpallur fajtor për vrasjen e së shoqes, në shtëpinë e tyre në rrugën Viale Dante, të Piacenza.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Valter Giovannini në aktakuzën e tij, kërkoi konfirmimin e dënimit të shkallës së parë duke iu referuar “tërbimit të veçantë për gruan e tij, e cila më shumë se një herë u kishte treguar fëmijëve frikë se mos u vriste”.
Mehmeti masakroi me thikë të shoqen, teksa në shtëpi ndodhej edhe djali 17-vjeçar i çiftit.
Nga autopsia në trupin e së ndjerës, rezultoi se gruaja ka tentuar të mbrohej dhe për këtë arsye kishte me dhjetëra të prera në duar e trup, si pasojë e goditjeve nga bashkëshorti i saj Xhevdeti.
Hetimet zbuluan se Elsa Tereziu ishte dhunuar edhe më parë nga bashkëshorti por nuk e kishte denoncuar kurrë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





